Një person është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës pasi ka mbetur i plagosur rëndë gjatë një sherri të ndodhur në Gjirokastër.
Sipas të dhënave nga Njoftimi i Policisë konflikti ka ndodhur në vendin e quajtuar Agjensia e Udhëtarëve Gjirokastër ku shtetasi E.B, 39 vjeç banues në Tepelenë ka goditur me grusht shtetasin Xh.H., 68 vjeç, banues në Tepelenë. Ky i fundit si pasojë e goditjes ka rënë në tokë duke dëmtuar edhe kokën.
Pasi 68-vjeçari ka humbur vetëdijen ai është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës, ndërsa shtetasi E.B është larguar në drejtim të paditur.
Ndërsa mësohet se E.B është ndaluar më vonë nga forcat e policisë dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë në Gjirokastër.
Njoftimi i policisë.
Në vendin e quajtur Ish Agjensia e Udhëtarëve Gjirokastër shtetasi E.B, 39 vjeç, banues në Tepelenë, pas një konflikti të çastit ka goditur me grusht shtetasin Xh.H., 68 vjeç, banues në Tepelenë, i cili është rrëzuar në tokë dhe dëmtuar në kokë.
Shtetasi Xh.H., u transportua në spitalin e Traumës Tiranë.
Shtetasi E.B., është larguar nga vendi i ngjarjes, ku menjëherë sherbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.
Nga bashkëpunimi midis Komisariatit të Policisë Gjirokastër dhe Komisariatit të Policisë Tepelenë është bërë e mundur kapja e këtij shtetasi, i cili po shoqërohet për në ambjentet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër për të vijuar procedurat e mëtejshme./ apel.media