Shenja dopingu në testet e sportistit britanik

Atletika britanike në ankth. Sportisti, Shinjindu Ujah ka rezultuar pozitiv në testin e dopingut dhe për këtë rrezikon të humbasë medaljen e argjendit të marrë në Olimpiadën e Tokios.

Ujah ishte pjesë e ekipit britanik në stafetën 4x 100 metra, që u pozicionua në vendin e dytë pas ekipit Italian.

Tashmë është e konfirmuar dhe hapi i radhës është dalja para Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, ku rrezikojnë edhe sportistët e tjerë, të cilët morën pjesë në garë. Sinjalizimi i parë erdhi më 12 gusht. Gjatë analizave britanikut Ujah iu gjet Ostarine dhe S-23.

Në rast se drejtësia sportive e konfirmon këtë pezullim medalja e argjendit do t’i kalojë Kanadasë, ndërsa Kinës do t’i kalojë bronzi.