Prokuroria mbylli hetimin për dosjen e lobimit me Rusët për Lulzim Bashën, kren e Republikës së re, i cili u akuzua për një vepër shumë të rëndë penale, siç është ajo e pastrimit të parave por më pas e gjithë kjo akuzë përfundoi në “falsifikimin e vulës apo firmës së tij”. Mediat ndërkombëtare, e lançuan lajmin e lobimit të Bashës me para ruse.   Akuzat u mohuan nga Lulzim Basha i cili i thirrur disa herë në prokurori i cilësoi akuzat si gënjeshtra që I kishin bërë kundërshatrët politik të Rilindjes, apo prokurorët e kapur të Rilindjes, të cilët edhe pse sipas tij ishin vegla të qeverisë, nuk kishin mundur t’a vërtetonin këtë akuzë. Dosja e Lulzim Bashës në Prokurori për lobimet me paratë ruse në Amerikë, nuk është hetuar krejtësisht ose qëllimisht është lënë e anashkaluar për t’u hetuar burimi i të paktën 675 mijë dollarëve të financimit të bërë si lobim në SHBA.  Por, vetëm disa proçesverbale dhe tabela financiare të dorëzuara në KQZ.

Veprime të cilat ishin konstatuar nga ky institucion dhe PD ishte gjobitur. Mediat arrijnë të kuptojnë gjithë situatën e mbylljes së hetimeve.  Mbyllja e hetimeve për pastrim parash apo lobim indirekt me paratë ruse, për të ardhur në pushtet Kryetari i Republikës se Re Basha,  është jo pa qëllimtë.  Ky shpërblim vjen si rezultat i një qëndrimi gonsenguent të marrëveshjes mes dy Kryetarëve Opozitarë Rama- Basha, po të rikthehemi qëndrimit të Bashës për mosdjegie të mandateve në 2017 deklaruar në Opinionin e Fevziut.

Si pasojë e kësaj deklate  menjëherë filluan dhe u thelluan hetimet në prokurori për disa fletë-porosi të drejtuara FBI-së në SHBA, në lidhje me Nick Muzin, lobistin e marrë nga ky institucion nën hetim për financime ruse apo për faktin se kishte deklaruar dy herë tek Departamenti i Drejtësisë së SHBA-ve në lidhje me lobimet e Lulzim Bashës. Sapo doli ky njoftim në fund të janarit, në muajin shkurt Lulzim Basha dogji mandatet.  Dorëzoi 61 bashki në tavolinë, ku Edi Rama edhe i akuzuar opinionisht me  “keqeverisje”, vazhdon të ketë nën kontroll gjitha pushtetet.

Mesa duket Dosja e tundur e “gabimit” të Lulit me lobimet ka bërë punën e vet, ndryshoi kursin e axhendës së opozitës dhe ia shfryu tempin e hovit të protestave të cilat edhe pse nuk rrëzojnë dot qeverinë e korrupstuar, mbeten shpresë për shqiptarët. Në kushte të tilla shqiptarët kanë zgjedhur largimin në emigracion ndërsa PD ka humbur rastin për të qenë alternativa e tyre e besueshme.  Mbyllja e hetimeve për Bashën nga Prokuroria ishte ajo që iu ofrua,  si “qershia mbi tortën” e Lulit./apel.media