“Shembull frymëzimi dhe suksesi për të gjithë sportistët e rinj”/Presidenti Meta dekoron boksierin dhe trajnerin e shquar Skënder Kurti

Presidenti i Republikës Ilir Meta dekoroi me Titullin “Mjeshtër i Madh” boksierin dhe trajnerin e shquar të KS Tiranës dhe Ekipit tonë Kombëtar, Skënder Kurti (pas vdekjes).

WhatsApp_Image_2020-11-18_at_17.29.13_1_copy.jpeg

Kreu i Shtetit e vlerësoi “Mjeshtrin e Madh” të boksit shqiptar, me motivacionin: “Për kontributin e çmuar në arritjen e rezultateve të larta në sportin e boksit dhe trajner i shquar i Klubit Sportiv ‘Tirana’ dhe Ekipit Kombëtar. Një personalitet i dashur, i respektuar, një shembull frymëzimi dhe suksesi për të gjithë brezat e rinj”.

Tejet i kënaqur Meta thotë se ka qenë një nder i madh për të që të vlerësonte të paharruarin Skënder Kurti, teksa shprehet i lumtur që djali i tij Renato tashmë po ndjek gjurmët e babait.

WhatsApp_Image_2020-11-18_at_17.29.14.jpeg