Shembja e konviktit të UBT-së, banori-Ramës: Ku do banoj vetë i pesti?

Pasditen e sotme u shemb një nga 10 godinat e konvikteve të Universitetit Bujqësor të Tiranës që janë planifikuar për shembje.

Kryeministri Rama ishte vetë dëshmitar i kësaj ngjarje.

Por gjatë lëvizjes ku shoqërohej nga kryebashkiaku Veliaj, në rrugë u ndesh me një nga banorët që ka jetuar prej vitesh në këto godina dhe momentalisht është pa banesë.

Qytetari: Kam një pyetje të lutem, a ka mundësi?

Edi Rama: Çfarë ke?

Qytetari: Jam vetë i pesti me kalamaj aty, kam jetuar aty dhe tani pasaportizimin e kam në Kamëz. As në Kamzë nuk më japin.

Kryeministri premtoi se do të sistemohet në shtëpi me qira por edhe këtu si duket ka një handikap në ndarjen e kompetencave mes bashkive.

Edi Rama: Do marrësh shtëpi me qira

Qytetari: Nuk ma japin, mër vëlla

Edi Rama: Do marrësh shtëpi me qira, nuk ka nuk ma japin. Do marrësh shtëpi me qera, të gjithë do marrin shtëpi me qira.

Qytetari: E kam pasaportizimin në Kamzë

Edi Rama: Siç kanë marrë ato 800 do marrësh edhe ti, 1200

Qytetari: E kam pasaportizimin në Kamzë më thonë shko në Laprakë.

Edi Rama: Do marrësh shtëpi me qira, nuk diskutohet fare. Merrini numrin e kontaktit që ta zgjidhim./apel.media