Shehaj, konfirmon firmat e delegatëve/ Reagon PD: “Show mediatik!” Që prej ditës që u zgjodh deputet, nuk ka bërë asnjë takim me demokratët

Partia Demokratike dega numër 5, ka dalë në një deklaratë pasi deputeti i PD Agron Shehaj, konfirmoi firmat e delegatëve në selinë PD.

Në një postim në faqen zyrtare, PD shkruan se Shehaj dështoi të verifikojë firmat e demokratëve, pasi ai as nuk e njeh bazën e partisë, as nuk e respekton atë.

Postimi i plotë:

Show mediatik i Agron Shehajt me demokratët konfirmoi se interesi i tij i vetëm është protagonizmi personal. Agron Shehaj dështoi të verifikojë firmat e demokratëve, sepse ai as nuk e njeh bazën e partisë, as nuk e respekton atë. Si drejtues politik i degëve 5 dhe 7 në Tiranë, Agron Shehaj nuk ka bërë asnjë takim me demokratët që prej ditës që u zgjodh deputet. PD në degën 5 dhe 7 në Tiranë e kudo ka vendosmërinë për të mos lënë demokratët në baltë dhe të mos lejojë nëpërkëmbjen e dinjitetit të tyre. Ne jemi në krah të demokratëve dhe interesit të Shqipërisë, me misionin e vetëm për rrëzimon e regjimit të Edi Ramës dhe rikthimin e PD në pushtet.