Shefi i Hetimit në Elbasan shkarkohet nga detyra/ Ja kush e zëvendëson

ilustrim

Tre vrasjet që ndodhën në qytetin e Elbasanit brenda një muaji kanë sjellë edhe “të sakrifikuarin” e parë, pasi Gjon Gecaj, shefi i Hetimit, është shkarkuar nga detyra dhe është transferuar sallën operative të drejtorisë së policisë Lezhë.

Vendin e tij e ka marrë Krenar Guçe, i cili më herët ka mbajtur postin e Shefit të Sektorit anti-drogë në Drejtorinë e Policisë së tiranës dhe së fundmi Oficer në sektorin e Krimeve të Rënda.

Kujtojmë se pak ditë para zgjedhjeve në Elbasan u vra me armë zjarri Pjerin Xhuvani, ndërsa disa ditë më parë një grua u vra me kallashnikov nga bashkëshorti i saj. Ndërkohë 2 ditë më parë në Elbasan u qëllua me breshëri automatiku Everest Caka, i cili mbeti i vdekur në vedn, ndërsa bashkëshortja e tij që ushte në makinë me të u plagos.