Shefi i delegacionit të BE-së në Serbi- Dialogu me Kosovën është porta e Serbisë drejt BE-së

Sem Fabrizi, shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi tha sot se normalizimi i marrëdhënieve Prishtinë-Beograd, është një element thelbësor në rimëkëmbjen e rajonit dhe vazhdimin e rrugës së Serbisë drejt Bashkimit Evropian.

Ai e ka bërë këtë deklaratë, teksa promovonte edhe Ditarin e 10-të të Studentëve Evropianë nga Delegacioni i BE-së. Ndër të tjera Fabrizi tha se ka pasur progres në dialogun me Prishtinës dhe Beogradit, por me sa duket në këtë kohë dialogu nuk po shfaq progresin e dëshiruar.

“Përfaqësuesit e BE do të vazhdojnë të punojnë në këtë drejtim dhe shpresojmë që Beogradi dhe Prishtina të arrijnë normalizimin e plotë të marrëdhënieve. BE do të vazhdojë ta mbështesë këtë,“ tha Sem Fabrizi/apel.media