SHÇBA pezullon nga detyra Nënkomisarin: Akuzohet për shpërdorim detyre

  • Drejtoria Rajonale e SHÇBA Durrës ka pezulluar nga detyra Nënkomisarin Florian Skura, i dyshuar për “Shpërdorim detyre”.

Ky vendim i SHÇBA vjen pasi Gjykata e Durrësit e ka pezulluar nga detyra Skurën, i cili është me detyrë Specialist shërbimi dhe OPGJ në sektorin e Qarkullimit Rrugor pranë DVP Durrës. Dyshohet se  Nënkomisari ka konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre”.

Ky punonjës dyshohet se në periudha të ndryshme kohore dhe në raste të përsëritura, nuk ka kryer veprime të plota hetimore dhe nuk ka referuar materialet në Prokurori kundër personave të ndryshëm.