SHBA, shkon në afro 858 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i personave të vdekur nga COVID-19 në SHBA është rritur në 857.778, prej të cilëve 3.702 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 68,5 milionë, me 971.349 raste të reja.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 7,32 milionë raste të konfirmuara dhe 78.101 të vdekur.

Në SHBA deri më tani më shumë se 250 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, mbi 209 milionë dozën e dytë dhe mbi 81 milionë kanë marrë tri doza.