ShBA-ja publikon listën zyrtare të shteteve të ftuara në Samitin e Demokracive

Departamenti i Shtetit ka publikuar listën zyrtare të shteteve që do të marrin pjesë në Samitin e Demokracisë, më 9 dhe 10 dhjetor në SHBA. Në listën zyrtare të publikuar tashmë është edhe Kosova. Fte...
ShBA-ja publikon listën zyrtare të shteteve të ftuara në Samitin e Demokracive
Foto: ShBA-ja publikon listën zyrtare të shteteve të ftuara në Samitin e Demokracive

Departamenti i Shtetit ka publikuar listën zyrtare të shteteve që do të marrin pjesë në Samitin e Demokracisë, më 9 dhe 10 dhjetor në SHBA.

Në listën zyrtare të publikuar tashmë është edhe Kosova.

Ftesa për pjesëmarrje në Samitin e Demokracive i erdhi më 15 nëntor Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, nga Presidenti amerikan, Joe Biden.  

Këtë e kishte konfirmuar vetë Osmani përmes një statusi në Facebook.  

“Falënderoj Presidentin Biden për ftesën në Samitin për Demokraci të organizuar nga Shtëpia e Bardhë si dhe vlerësimin për partneritetin e ofruar nga Kosova për të punuar drejt fuqizimit të shoqërisë demokratike që respekton të drejtat e njeriut, të cilat ia mundësojnë secilit qytetarë ta përmbush potencialin e vet.  Pas takimeve produktive të javës së shkuar në Washington, në të cilat jam njoftuar se Kosova do të jetë pjesë e këtij Samiti, jam e nderuar ta pranoj ftesën nga Presidenti Biden”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe, fillimisht Kosova nuk ishte pjesë e shteteve që do të merrnin pjesë në Samitin e Demokracive.

Prestigjiozja amerikane “Politico”, pati publikuar listën e shteteve të ftuara nga Shtëpia e Bardhë, për Samitin e Demokracive që do të mbahet në dhjetor të këtij viti. Në këtë listë, figuronin 100 shtete, por jo edhe Kosova, Serbia dhe Bosnja.

Listën e plotë mund ta gjeni këtu.