SHBA dhe Rusia “përplasen” në Tiranë

Ambasada amerikane dhe ruse në Tiranë janë “përplasur” sërish në distancë me deklarata.

Selia diplomatike e SHBA-së në Tiranë bëri një postim me thelb lirinë e shtypit duke përmedur dy aktiviste të njohura ruse, Anna Politkovskaya dhe Natalia Estemirova kritike të pushtetit që janë vrarë në rrethana misterioze pak vite ma parë.

“Ndërsa qeveria ruse vazhdon fushatën e saj kundër medias së pavarur, ne jemi të vetëdijshëm për historinë e gjatë të saj armiqësore dhe persekutuese ndaj shtypit të lirë. Kjo sjellje ka pasoja tragjike dhe ne i nderojmë ata të cilët rrezikuan jetët e tyre duke ndjekur të vërtetën” mbyllet postimi i ambasaadës amerikane.

I menjehershem ka qene reagimi i ambasadës ruse në kryeqytetin shqiptar. “Ndjekës tanë në Facebook na kërkuan të komentonim publikimin e radhës së Ambasadës Amerikane, në të cilin përmendej Rusia.

Nuk e shohim të nevojshme të reagojmë ndaj këtij publikimi, pasi vetë ndjekësit e faqes së Ambasadës Amerikane u përgjigjën për ne” shkruan përfaqësia diplomatike e Moskës në Tiranë. Kjo nuk është hera e parë që ambasadat e SHBA-së dhe Rusisë në Tiranë replikojnë në distancë, pasi e njëjta gjë ndodhi pak kohë më parë për liderin e opozitës ruse Navalny.