SHBA/ 90 mijë raste me Covid në 24 orë

Në SHBA ka arritur në rreth 713 mijë numri i personave që kanë humbur jetën nga COVID-19.

Sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti “John Hopkins” me 90.021 raste në 24 orët e fundit, numri i rasteve në SHBA ka arritur në 44.318.179.

Ndërkohë numri i personave që kanë humbur jetën në vend si pasojë e COVID-19 ka arritur në 712.975.

Me mbi 4 milionë e 773 mijë raste, Kalifornia renditet e para në vend ndërkohë vijojnë Teksasi me mbi 4 milionë e 129 mijë dhe Florida me mbi 3 milionë e 645 mijë.

Po ashtu me mbi 69 mijë vdekje, Kalifornia renditet e para në SHBA për sa i përket numrit më të lartë të viktimave nga COVID-19 dhe ndiqet nga Teksasi me 66.986 vdekje dhe Florida me mbi 56 mijë vdekje.

Sipas të dhënave nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), e cila ndjek statistikat për vaksinimin kundër COVID-19 në SHBA, 78 për qind e popullatës së rritur ka marrë të paktën një dozë të vaksinës ndërsa mbi 67 për qind dozën e dytë.

Në vend, mbi 216 milionë e 886 mijë persona kanë marrë dozën e parë ndërsa mbi 187.2 milionë të tjerë dozën e dytë.