Shakira dhe Pique arrijnë një marrëveshje për fëmijët

Shakira dhe Gerard Piqué po vënë në plan të parë interesat e fëmijëve të tyre dhe kanë arritur një marrëveshje të përkohshme për kujdestarinë e djemve të tyre Milan dhe Sasha.

Këngëtarja kolumbiane dhe futbollisti spanjoll ranë dakord që të miturit të kalonin gjysmë muaji me babain e tyre.

Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja të vegjlit do të qëndrojnë në apartamentin e  Gerardit në qendër të Barcelonës. Edhe pse Pique do të jetë në punë, pritet që familja e futbollistit t’i ofrojë ndihmë.

Ndërkohë, avokatët e tyre do të vazhdojnë të përpiqen të gjejnë një zgjidhje dhe të shohin nëse fëmijët do të vazhdojnë të jetojnë në Barcelonë apo nëse Shakira do të jetë në gjendje të kthehet në Miami.

Kujtojmë se përveç telasheve në dashuri mes tradhtisë nga partneri, divorcit dhe marrjen e kujdestarisë së fëmijëve këngëtarja Shakira po përballet edhe me probleme ligjore. Bëhet fjalë për një mashtrim tatimor përgjatë viteve 2012 -2014 që dyshohet se është bërë nga këngëtarja për të shmangur taksat.