Sevrani: Kemi furnizim të vazhdueshëm, nuk do të ketë ndërprerje të energjisë

Përfaqësuesi i OSHEE, Elton Sevrani në një emision televiziv foli për krizën energjetike duke thënë se janë marrë masat për menagjimin e situatës dhe nuk do të ketë ndërprerje të energjisë.

Sipas Servanit qytetarët në Angli po blejnë qiri dhe se duhet të kuptojmë dhe faktin se në një ekonomi të hapur mund të ketë rritje të çmimit.

“Menaxhimi  i situatës është i tillë; për aq kohë nuk kemi rritje të çmimit, kemi një furnizim të vazhdueshëm. Qytetarët në Angli po blejnë qirinj. Pra duhet të kuptojmë dhe faktin që në një ekonomi të hapur do të kemi dhe situata të ndërprerjes dhe të mosfurnizimit dhe rritjes së çmimit. Ne këtë e kemi të garantuar. Sektori e ka garantuar furnizimin në mënyrë korrekte dhe të plotë, si dhe ka garantuar dhe mosrritje të çmimit të energjisë për klientin”, tha Sevrani.