Sërish skena dhune në futbollin francez, tifozët godasin njëri-tjetrin me sende të forta

Futbolli francez solli sërish skena dhune. Stadiumi Raymond Kopa u kthye në një fushëbetejë për mbështetësit e Angers dhe Olympique de Marseille.

Në përfundim të takimit që u mbyll pa gola, tifozët lëshuan në drejtim të njëri-tjetrit sende të forta, por nuk munguan edhe përplasjet fizike.

“Ju lutem, ju lutem. Çfarë imazhi po japim? Ju lutem, djema, qetësohuni”, dëgjohej spikeri i stadiumit. Këto incidente nuk janë të vetmet në këtë sezon të kampionatit francez pasi më herët pati përplasje në takimet Nice – Olympique de Marseille dhe derbi i veriut Lens – Lille.

Një dëmtim i imazhit të ligës së parë franceze që ka tërhequr më shumë vëmendjen pas afrimit të Lionel Messi te Paris Saint Germain.