Serie A: Juventus shënon 4 gola ndaj Lecces në pjesën e dytë dhe thellon diferencën me Lazion (Video)

Juventusi ka fituar 4-0 kundër Lecces dhe nuk e ka vendosur asnjëherë në diskutim fitoren ndaj ekipit modest të Serie A. Torinezët e patën gjithçka më të thjeshtë pas daljes me karton të kuq të Lucion...
Serie A: Juventus shënon 4 gola ndaj Lecces në pjesën e dytë dhe thellon diferencën me Lazion (Video)
Foto: Serie A: Juventus shënon 4 gola ndaj Lecces në pjesën e dytë dhe thellon diferencën me Lazion (Video)

Juventusi ka fituar 4-0 kundër Lecces dhe nuk e ka vendosur asnjëherë në diskutim fitoren ndaj ekipit modest të Serie A. Torinezët e patën gjithçka më të thjeshtë pas daljes me karton të kuq të Lucionit në minutën e 32′.

Pjersa e parë u mbyll 0-0 dhe u mbajt mend vetëm për një rast skandaloz të humbur nga Ronaldo, ndërsa në 45 minutat e dyta nisi dhe furia e vendasve. Llogaritë u hapën nga Dybala që realizoi një supergol në minutën e 53′. Ai mori një pasim nga Ronaldo në hyrje të zonës dhe me një goditje të fortë e pushoi në rrjetë për 1-0,

Ronaldo iu bashkua vallës së golashënuesve me një penallti në minutën e 62′. CR7 ishte protagonist dhe në golin e Higuainit. Portugezi ndërmori një aksion personal dhe në zonë i dha një pasim me finte që e nxori vetëm me portier. Argjentinasi nuk gaboi për 3-0. Në minutat e fundit kishte vend dhe për një gol të de Ligt që shënoi me kokë në të 86′.