Serie A/ Juventus rikthehet tek fitorja dhe ngjitet në vendin e tretë

Pas golit të gabuar me portën thuajse bosh, portugezi zgjohet. Lëvizje e jashtëzakonshme për të shpuar mbrojtjen e Crotone dhe për të marrë krosimin e Alex Sandro, në një fotokopje të veprimit të Lautaro në derbi.

Devijim me kokë dhe 1-0 në fund të pjesës së parë: Reca ka topin e 1-1 në kokë, por ai nuk e gjen portën. Gjë që, megjithatë, Cristiano e bën përsëri. Cordaz i përgjigjet bukur gjuajtjes së tij por te topi i kthyer Ramsey kroson dhe CR7 nuk fal sërish me kokë!

Buffon bën pritjen e parë pas një ore lojë, ndërsa Chiesa tërbohet në krah disa herë, por pa arritur golin e tretë, që vjen nga këmbët e McKennie gjithsesi, në një goditje këndi, pasi Cristiano Ronaldo kishte provuar mirësinë e reflekseve të Cordaz.

20 minutat e fundit kalojnë normalisht, me disa rrethana të favorshme për Juventusin, teksa futet edhe Morata, por pa lënë gjurmë.

Me këtë sukses, skuadra e Pirlos ngjitet në vend të tretë në renditje, e vetme.