Serbia i ofron Huaweit hapjen e një qendre të dhënash për Evropën Juglindore

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, I ka ofruar kompanisë kineze të teknologjisë Huawei, të vendos për hapjen e qendrës së të dhënave për Evropën Juglindore, në Kragujevc të Serbisë. Bërnabiç tha se është e kënaqur me dy projektet që i zhvillon kompania kineze në Serbi, njërin me ministrinë e Punëve të Brendshme dhe tjetrin me Telekomin e Serbisë. Ajo gjatë qëndrimit në Kinë, do të nënshkruajë edhe një Memorandum Mirëkuptimi me kompaninë Huaëei.

Por, kompania kineze përballet me kritika ndërkombëtare, përderisa Shtetet e Bashkuara e kanë vënë në listë të zezë. Kjo pasi, SHBA-ja dyshon që kjo kompani bashkëpunon me qeverinë kineze për të spiunuar.

Huaëei e ka mohuar akuzën. Siguria aktuale e pajisjeve të kompanisë Huaëei është më e keqe se ajo e kompanive konkurrente perëndimore, ka thënë, kohë më parë, Ian Levy, drejtor i Qendrës Kombëtare për Siguri Kibernetike të Britanisë së Madhe, gjatë një konference në Londër.