Senatorët amerikanë vizitojnë Tiranën: SHBA-ja nuk ka mik më të mirë në botë se Shqipëria

Senatorët Chris Chris Murphy dhe Gary Peters kanë zhvilluar një vizitë ditën e sotme në Tiranë. Ata janë takuar me kryeministrin Edi Rama, Presidentin Begaj dhe disa deputetë. “Ishte kënaqësi të mirëp...
Senatorët amerikanë vizitojnë Tiranën: SHBA-ja nuk ka mik më të mirë në botë se Shqipëria
Foto: Senatorët amerikanë vizitojnë Tiranën: SHBA-ja nuk ka mik më të mirë në botë se Shqipëria

Senatorët Chris Chris Murphy dhe Gary Peters kanë zhvilluar një vizitë ditën e sotme në Tiranë. Ata janë takuar me kryeministrin Edi Rama, Presidentin Begaj dhe disa deputetë.

“Ishte kënaqësi të mirëprisnim sërish në Tiranë sot senatorët amerikanë Chris Murphy dhe Gary Peters. Gjatë vizitës së tyre, senatorët u takuan me Kryeministrin Edi Rama, Presidentin Bajram Begaj dhe deputetë. Ata u takuan gjithashtu me përfaqësues të shoqërisë civile dhe medias, si dhe me të evakuuar afganë në Shqipëri. Delegacioni pati mundësinë të vizitojë edhe kalanë historike të Prezës”, njoftoi ambasada amerikane në Tiranë.

Në lidhje me këtë vizitë ka reaguar edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim. Ajo ka cituar senatorin Murphy i cili ka thënë se “SHBA-ja nuk ka mik më të mirë në botë se Shqipëria”.

“Si aleatë të NATO-s dhe anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, bashkëpunimi ynë për çështjet rajonale dhe globale – nga mbështetja e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, te refuzimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës, te largimi i miqve afganë nga rreziku, te forcimi i mbrojtjes kundër sulmeve kibernetike, është më e rëndësishme se kurrë”, shkruan ambasadorja.

https://twitter.com/USAmbAlbania/status/1661070832154624005/photo/3