Sekuestrohet ngarkesë e madhe me drogë në Selanik, dyshohet se vinte nga Shqipëria, 5 të arrestuar

Një tjetër rast i trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Greqisë është zbuluar ditën e sotme. Policia në Selanik ka ushtruar kontroll në një automjet të parkuar në momentin që janë afruar 3 shqiptarë dhe 1 greke.

Gjatë kontrollit brenda mjetit janë gjetur 37 pako me 41 kg 764 gram marijuane. Ndërkohë ushtruar kontroll në banesat e te arrestuarve, që sherbenin per magazinimin e droges. Ne banesa jane gjetur dhe sekuestruar 2 kg 90 gram marijuane, 123.2 gram kokaine dhe 1 peshore elektronike.

Ne këto banesa është arrestuar edhe nje bashkepunetor i 5, nje femer greke. U sekuestruan gjithashtu edhe 4675 euro.