Sekuestrohen dy mina/ Policia aksion në Durrës, një i arrestuar

foto ilustruese

Policia e Durrësit po zhvillon këtë mbrëmje një aksion në qytetin bregdetar.

Burime për “News24” bëjnë me dije se deri më tani policia ka sekuestruar dy mina me telekomandë, ndërsa ka arrestuar një person.

Aksioni vijon ende për kapjen e personave të tjerë të përfshirë. Nga të dhënat e para, raportohet se minat janë gjetur duke u transportuar në një makinë.