Kakavijë/ Sekuestrohen 808 kartëmonedha dhe monedha koleksioni

Shërbimet e PKK Kakavijë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, bazuar dhe në analizën e riskut, goditën një rast të tentativës për...
Kakavijë/ Sekuestrohen 808 kartëmonedha dhe monedha koleksioni
Foto: Kakavijë/ Sekuestrohen 808 kartëmonedha dhe monedha koleksioni

Shërbimet e PKK Kakavijë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, bazuar dhe në analizën e riskut, goditën një rast të tentativës për trafikim të veprave të artit dhe kulturës.

Shërbimet e Policisë, në dalje të RSh-së, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në çantën e shtetasit Q. H., gjetën dhe sekuestruan 223 kartëmonedha dhe 585 monedha koleksioni, të cilat nuk i kishte deklaruar sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Q. H., 57 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.