Një sasi e madhe kokaine është sekuestruar në Uruguai.
Autoritetet e Amerikës Jugore thanë se kjo është sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në historinë e vendit.
Në portin Montevideo u sekuestruan 4.4 ton drogë.
Drogën e kishin fshehur në katër kontejnerë miell soje të destinuar për Lome, kryeqytetin e Togo dhe 1.5 ton të tjerë u gjetën më vonë në një fermë.
Nëse kjo drogë do të shitej në treg, tregtarët do të fitonin rreth 1.3bn $ (1bn £).
Uruguai është një vend që po përdoret gjithmonë e më shumë si pikë tranziti për të transportuar sasi kokaine nga nga Amerika Latine në Afrikë dhe Evropë./apel.media