Sekuestrohen 108 kg marijuan, 20-vjeçari braktis automjetin

Ditën e sotme një sasi prej 108 kilogram marijuane është sekuestruar në kufirin shqiptaro-grek, saktësisht mes zonës së Kakavijës dhe Kallpaqit në Greqi.

Lendët narkotike, u gjetën brenda një automjeti të braktisur i cili po ndiqej nga policia, të cilin e drejtonte një 20-vjeçar, por e la, dhe tashme është shpallur në kërkim.

Nga hetimet e policisë, rezultoj se ngarkesa ishte marrë nga shtëpia e një 52- vjeçari në Konicë,pra afër kufirit me Greqinë dhe nga kontrollet u gjetën në atë banesë rreth 38 kilogram marijuan.

Ndërkohë burime bëjnë me dije se droga dyshohet është marrë 4 ditë më parë, më 20 janar në kufirin e gjelbër shqiptaro- grek nga një grup kriminal i cili merret me trafikun e drogës Shqipëri- Greqi./apel.media