Sekreti i dobësimit të Adele, është gjithcka që ju duhet

Me siguri kur kujtoni Adele, në mendje ju vijnë imazhe të një femre të kolme, me faqet e mbushura. Mesa duket ky imazh do të mbetet vetëm në kujtimet tuaja dhe në fotot e mëparshme, pasi tani Adele vjen 360 gradë ndryshe.

Prej disa muajsh këngëtarja britanike ëshë shfaquer gjithmonë e më shumë e dobësuar,  dhe sigurisht kjo nuk I ka shpëtuar fansave të saj. Të gjithë ndjekësit dhe komentuesit e saj duan të dinë se si ka rënë ajo nga pasha.

Nëpërmjet një interviste për “The Sun” trajnerja personale e artistes ka zbuluar se 90% e rënies së peshës së saj i atribuohet dietës, pasi siç duket 31 vjeçares nuk i pëlqejnë shumë ushtrimet fizike në palestër.

“Kam trajnuar Ayda-n, bashkëshorten e Robbie Ëilliams për një kohë të gjatë dhe ajo me Adele janë mikesha shumë të mira, kështu që u mora edhe me Adele kur ajo ishte në shtëpinë e Robbie. Nuk besoj se i pëlqeu shumë stërvitja, por ajo ka ndryshuar stilin e jeteës dhe 90% të dobësimit e ka nga dieta”; ka treguar trajnerja Camila Goodis./apel.media