“S’e nxora unë në pritë Azem Hajdarin”/ Flet Izet Haxhia: Para se të vritej ishte në takim me Sali Berishën

Izet Haxhia ka dëshmuar ditën e sotme për vrasjen e Azem Hajdarit në gjykatë, ku ka folur për takimet me Haklajt dhe se çfarë u diskutua në PD. Gjatë fjalës së tij para togave të zeza, Haxhia tha se n...
“S’e nxora unë në pritë Azem Hajdarin”/ Flet Izet Haxhia: Para se të vritej ishte në takim me Sali Berishën
Foto: “S’e nxora unë në pritë Azem Hajdarin”/ Flet Izet Haxhia: Para se të vritej ishte në takim me Sali Berishën

Izet Haxhia ka dëshmuar ditën e sotme për vrasjen e Azem Hajdarit në gjykatë, ku ka folur për takimet me Haklajt dhe se çfarë u diskutua në PD.

Gjatë fjalës së tij para togave të zeza, Haxhia tha se nuk e nxori ai në pritë Hajdarin, ish-deputetin e PD-së.

“Nuk e nxora unë Azem Hajdarin në pritë. Para se të vritej, Hajdari ishte në takim me Sali Berishën. Azemi u njoftua se jashtë PD ishte një mjet me tritol. Kur e informoi këshilltari, ishte në zyrën e Berishës. Kur doli te makina, Azemi trokiti te xhami. Jaho Mulosmani ishte shofer i makinës, nuk qëlloi. Ai që qëlloi ishte Fatmir Haklaj. Kur ndodhi ngjarja, unë isha me Halil Haklajn. Unë e Azemi kemi qenë bashkëthemelues të PD. Jam ndjerë shumë i përdorur. Vrasja u bë për të rrëzuar Fatos Nanon. Fatmir Haklaj më tha se nuk kishte shkuar për të vrarë Azemin.”, tha Haxhia.