Sarandë/ I gjendet një sasi lëndësh narkotike në dhomën e hotelit ku po qëndronte, arrestohet shtetasi arab

Policia e Sarandës ka arrestuar një shtetas arab pasi i është gjetur një sasi droge.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, u arrestua në flagrancë shtetasi arab A. L., 33 vjeç, pasi gjatë kontrollit në dhomën e hotelit ku qëndronte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një dozë me lëndë narkotike kokainë dhe një sasi të vogël lëndë narkotike kanabis.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.