“Sapo kalova Kukësin në hartë më doli Serbia”/ Florjan Binaj denoncon aplikacionin

Debati për mosnjohjen e Kosovës në aplikacionet më të njohura të cilat përdoren për t’u orientuar, vazhdon ende.

Nisma “Put Kosovo on the map” u bë shpejt virale, por fatkeqësisht ende nuk ka dhënë impaktin që pritej. Shumë aplikacione si Apple map apo Waze, kur ti hap hartën nuk të del territori i Kosovës.

Së fundmi ka reaguar edhe aktori i humorit Florjan Binaj.

Nëpërmjet një postimi, ai tregon një printscreen ku sapo kalon Kukësin, në aplikacionin Waze të del sikur je në Serbi, ndërsa Kosova nuk ekziston.

Postimi nga Florjan Binaj:

Nuk është vetëm Apple që nuk e njeh Kosovën, ka shumë aplikacione dhe programe që nuk e njohin siç është rasti i programit Waze(si tipi i google maps) që sapo kalon Kuksin, sips Waze, fillon Serbia… Yahoo.it e njeh më në fund, ndërsa Google i nxjerr hartat sipas interesave te shteteve në varësi nga shteti që lidhesh me internet… Beteja për njohjen e Kosovës nuk bëhet vetëm nëpër zyra me ministra por edhe me CEO-t e aplikacioneve më të njohura!!!