Samiti i Ohrit/ Berisha: Samit anti-kombëtar

Samiti i Ohrit për minishengenin Ballkanik

Minishengeni I Ballkanit ka mbledhur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, 3 Kryeministrat e Shqipërisë, Serbisë dhe vendit pritës Maqedonisë së Veriut. Në këtë samit ishte ftuar të merrte pjesë edhe Presidenti I Kosovës Hashim Thaçi por ai nuk ka preferuar të shkojë duke lajmëruar se ka arsye të forta për argumentin e mosnjohjes së pavarësisë nga Serbia.

Thaçi shkruan: “Së pari, Kosova, qëllimshëm ishte anashkaluar nga Serbia në Samitin e Parë të kësaj iniciative të re rajonale. Së dyti, vizioni i vetëm i Kosovës mbetet anëtarësimi në BE dhe NATO. Prandaj, ne nuk duam që në asnjë rrethanë ta  zëvendësojmë perspektivën tonë euroatlantike, me çfarëdo iniciative rajonale”.

I quajtur Samiti I Ohrit pritet të diskutohet për lehtësimin e mallrave dhe njerëve mes vendeve të Ballkanit. Takimi Zaev-Vuçiç-Rama, është ironizuar në rrjetet sociale edhe nga ish Kryeminsitri Sali Berisha. Berisha e quan këtë takim, sukses të serbomadhit Vuçiçit në krijimin e Jugosllavisë së Re me ndihmën e Zografit Bis!

Statusi i Berishës në fb,

Miq, me paktin e Nishit, ne nje akt perçares antikombetar Zografi Bis perseriti pike per pike paktin Tito – Enver te bashkimit doganor ne kuadrin e shnderrimit te Shqiperise ne republike te 7-te te Jugosllavise. Burime shume te sigurta dipllomatike kane informuar se serbomadhi Vuçiç ne Nish kishte rene dakord me Zografin Bis per perjashtimin e Kosoves nga Pakti i Nishit dhe lobimin nga Beogradi prane Elize-se per çbllokimin nga Franca te hapjes se negociatave per Shqiperine. Mirepo ajo qe mbetet e qarte si kristali eshte se edhe takimin e Ohrit, Vuçiç e perdori per te paraqitur veten si udheheqes i rajonit dhe Zografin Bis dhe Zaevin si vasal te tij, te cilet de fakto por edhe de juro mbeshtesin krijimin e Jugosllavise se Re.

Denoj me ashpersine me te madhe politiken dhe qendrimin antikombetar te Zografit bis shnderruar tashme ne vegel te hapur te serbomadhit Vuçiç si dhe takimet perçarese trilaterale ne funksion te krijimit te Jugosllavise se Re. sb./ apel.media