‘Samiti i gruas së Diasporës Shiptare’, Katiaj: E rëndësishme që gratë sipërmarrëse të mbeten të angazhuara me drejtuesit e biznesit

Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare po mban sot Samitin e Tretë të Grave të Biznesit të Diasporës. Ky Samit me temë: “Gruaja për Zhvillim të Qëndrueshëm” është i treti me radhë, organizuar nga Dho...
‘Samiti i gruas së Diasporës Shiptare’, Katiaj: E rëndësishme që gratë sipërmarrëse të mbeten të angazhuara me drejtuesit e biznesit
Foto: ‘Samiti i gruas së Diasporës Shiptare’, Katiaj: E rëndësishme që gratë sipërmarrëse të mbeten të angazhuara me drejtuesit e biznesit

Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare po mban sot Samitin e Tretë të Grave të Biznesit të Diasporës.

Ky Samit me temë: “Gruaja për Zhvillim të Qëndrueshëm” është i treti me radhë, organizuar nga Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare. Përmes këtij aktiviteti të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, Dhoma synon të ofrojë mbështetje për sipërmarrëset e Diasporës dhe komunitetin lokal të biznesit.

Samiti ishte i rëndësishëm pasi ai ofron një mundësi dhe platformë unike për t’u lidhur me liderët e biznesit dhe sipërmarrësit. Pjesëmarrësit këtu kishin mundësinë të përfitojnë informacione për tregje të reja, mundësi biznesi dhe investimi. Gjithashtu ishte një rast i mirë për të marrë këshilla dhe mbështetje në lidhje me çështjet që prekin aktualisht bizneset si dhe të zbulojnë se si t’i rrisin bizneset e tyre.

Nënkryetarja e dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare Znj.Elisabeta Katiaj  në fjalën e saj hapëse tha se ky samit i tretë synon të ofrojë mbështetje për sipërmarrëset e Diasporës dhe komunitetin lokal të biznesit. ”Është e rëndësishme që gratë sipërmarrëse të mbeten të angazhuara dhe të lidhura me drejtuesit e biznesit për mbështetje të vazhdueshme, ndarjen e përditësimeve të tregut si dhe evidentimin e mundësive dhe praktikave më të mira” tha ajo.

I pranishëm Presidenti i Nderit i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare z. Lazim Destani tha: “Me shumë kënaqësi po marr pjesë sot në këtë Samit të organizuar nga Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare, në këtë ngjarje të rëndësishme me ju sipërmarrëset e suksesshme shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe në mbarë diasporën shqiptare. Shoqëria shqiptare këtu në trojet tona, por edhe në Diasporë, ka pasur kurdoherë nevojë për zhvillim e forcim dhe ju gratë sipërmarrëse jeni komponentë që po e bëni shoqërinë tonë më të qëndrueshme dhe më të fortë.

Gjatë punës dhe eksperiencës sime mbi 50-vjeçare në Europë e në mbarë botën, kam parë, takuar e njohur zonja fort të nderuara, të cilat kanë qenë një nga shtyllat kryesore të shoqërisë sonë.

Ato i kanë dhënë zë diasporës shqiptare.

Dhe sot, jeni ju Zonja të suksesshme e me emër që e lartësoni çdo ditë e më shumë emrin e Shqipërisë.

Puna juaj si sipërmarrëse sjell të mira për gjithë shoqërinë. Ju jeni shembull frymëzimi për shumë e shumë të reja, për ta bërë jetën e tyre më mirë dhe për t’i shërbyer vendit e trojeve tona me dinjitet”.

Samiti organizohet në bashkëpunim me Qendrën për Ndërmarrjet Ndërkombëtare Private (CIPE), Qendrën për Fuqizimin Ekonomik të Grave (CWEE), Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministrin e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.