Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Slloveni, merr pjesë dhe Rama

Samiti mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, do të zhvillojë gjatë ditës së sotme punimet e ditës së dytë. Në këtë samit do të bëhen bashkë liderët e BE dhe udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri i Sllovenisë Janez Jansa do të jetë mikpritësi i takimit dhe samiti do të kryesohet nga Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Po ashtu në takim do të jetë dhe përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell dhe komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Drejt Sllovenisë ka udhëtuar dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Kosovës, Albin Kurti. Në këtë samit pritet që të miratohet një deklaratë e përbashkët mes BE dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.