Saliu ka hallin e vet jo të PD-së

Ilirian Blloshmi shkruan *

Një paradoks logjik dhe moral, po bluhet me mjeshtëri nga makineria e propagandës së Sali Berishës dhe punëtorët “e pavarur” mediatik të tij. Me një gjuhë të lëshuar si ata rrugaçët e lagjes, ish kryeministëri ka nisur fushtën për veten e vet. Këtë gjë po e bën në emrin e popullit. Po flet në emrin tënd o popull. Por Sali Berisha nuk ka asnjë lidhje me popullin. Sali Berisha ka hallin e vet. Sali Berisha nuk e di se cfarë do të thotë të jesh i varfër.

Diskursi politik dhe mediatik, i Sali Berishës është shpikja e një sallate termash, bërja turli e deklaratave që shpërndanë në Shqipëri dhe jasht saj. Berisha po luan fort me këtë pike për të fituar sadopak simpatinë e Shqiptarëve. Në mungesë të armiqve, pasi askush nuk po merret me të. Berisha ka nisur të gërmojë për mëkatarë dhe armiqt e brendshëm.

Sali Berisha duke parë që është një “kartë e djegur” në politikë, po përdor mekanizma të tjera. Ka filluar një levizje “alla Blushi” në PD. A thua se nuk ishte ai që e bëri peshqesh Lulin tek PD-ja.
E për këtë ka vënë në lëvizje cdo aset që paguan me paratë që i ka vjedhur shqiptarëve. Sali Berisha duke qënë një biznesmen-politikan i ushtruar fort në profesionin e vjedhjes, grabitjes, gënjeshtrës, mashtrimit. Po bën cdo gjë për shpëtuar karrierën e tij politike. E këtë po e bën në kurrizin e vuajtur e të stër-madh të shqiptarëve.

Slogani, hedhur në treg nga Berisha është thjesht elektoral. Ky slogan i Berishës nuk ka çfarë të japë e të mbledhë më, në skenën politike të Shqipërisë. I vetëmi slogan që Shqiptarët duhet të mbështesin është të shohin Sali Berishën në bankat e drejtësisë!

Nëse Berisha nuk dënohet, atëhere mos i besoni asnjë fjalë se çdo gjë që ai bën, e bën për vete dhe jo për shqiptarët apo për PD-në.