Salianji: Ka vetëm një Kuvend, tjetri është mitingu i Berishës

Ervin Salianji, deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në emisionin “Debat” deklaroi se në datën 18 dhjetor do të zhvillohet Kuvendi i vetëm i PD-së. “Ka vetëm një Kuvend, pavarësisht se ka një tollov...
Salianji: Ka vetëm një Kuvend, tjetri është mitingu i Berishës
Foto: Salianji: Ka vetëm një Kuvend, tjetri është mitingu i Berishës

Ervin Salianji, deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në emisionin “Debat” deklaroi se në datën 18 dhjetor do të zhvillohet Kuvendi i vetëm i PD-së.

“Ka vetëm një Kuvend, pavarësisht se ka një tollovi të krijuar nga Sali Berisha për mitingun e tij. Në mitingje mund të shkojë kushdo që kërkon të bëjë betejë me SHBA-në për interes personal të Berishës, ndërkohë që Kryesia e PD-së ishte unanime në mbështetje të Kuvendit në 18 dhjetor”, tha Salianji.

Sipas tij, nuk është respektuar procedura e partisë për thirrjen e Kuvendit.

“Procedura është thelbësore: nëse unë kam 5200 firma dhe i depozitoj te dikush që i njoh, kjo nuk do të thotë asgjë. Duhet të kalojnë përmes procedurave. Të mos kesh besim te institucioni, nuk do të thotë se nuk e njeh atë. Firmat duhet të verifikohen, pastaj kalojnë në Kryesi dhe në fund merret vendimi për një datë. Ndryshe, gjithësecili përcakton datën e vet. Data 11 është përcaktuar në mënyrë të njëanshme, me vullnet personal”, theksoi Salianji.