Me gjithë përpëlitjet politike të Ilir Metës ditët e fundit, të cilat më shumë të ngjajnë me një bishë të rënë në çark, aletatët e LSI-së, si Lulzim Basha nuk po pipëtijnë. Të gjithë e kanë vënë re pavarësisht vorbullës së përplasjeve, heshtjen e kryedemokratit, Lulzim Basha.
Presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër ndaj ndërkombëtarëve, përsa i përket përplasjeve në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, kryesisht ndaj ambasadorëve të SHBA-së dhe BE-së.
Mëngjesin e sotëm ka reaguar edhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i cili u është drejtuar ambasadorëve në një gjuhë akoma më të ashpër. Duket se e gjithë LSI ka nxjerrë arsenalin politik në betejën që të ngjan për jetë a vdekje politike.
A është heshtja e Bashës pohim për ecurinë e reformës, ashtu siç e kërkojnë ndërkombëtarët? Apo pazari i rradhës do të jetë për të larguar nga sfera politike njëherë e përgjithmonë Ilir Metën?
Këto dhe pyetje të tjera, na ngelet të presim derisa Lulzim Basha të zgjohet nga gjumi për t’i dhënë përgjigje popullit shqiptar./apel.media