Sa biznese janë përfshirë në procesin e fiskalizimit/ Nga 1 Janari nisi reforma
Nga 1 Janari deri më tani bizneset e përfshira në procesin e Fiskalizimit, janë 36 mijë e 847 subjekte. Lajmin e konfirmon Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve e cila informon se në 1 Janar 2021 nisi faza e parë e zbatimit të kësaj reforme, që konsiston në transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve dhe Enteve Publike (B2G).
Ndersa në 1 Korrik 2021 nisi faza e dytë për transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve (B2B), kurse më 1 Shtator nisi faza e fundit për transaksionet me para në dorë tatimpagues-konsumator (B2C).