Rusisë ‘i mbaron avulli’ në Ukrainë, thotë shefi i spiunazhit në Mbretërinë e Bashkuar

Rusisë “po i mbaron avulli” në sulmin e saj ndaj Ukrainës, tha shefi i agjencisë britanike të inteligjencës së jashtme MI6, Richard Moore, në një koment të shkurtër në mediat sociale të shtunën. Moore e bëri vërejtjen “Duke mbaruar…” mbi një postim të mëparshëm në Twitter nga ministria e mbrojtjes e Britanisë, e cila e përshkruante qeverinë ruse si “të dëshpëruar” dhe se kishte humbur mijëra ushtarë në pushtimin e saj në Ukrainë.