Rusia regjistron numrin më të lartë të infektimeve për këtë vit, 27.550 persona

foto ilustruese

Rusia të enjten ka raportuar 27.550 raste me koronavirusin e ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, shifra më e lartë ditore e vendit këtë vit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në 7,69 milionë, theksuan autoritetet shëndetësore.

Numri më i lartë ndonjëherë i rasteve ditore në vend u raportua në 28.833 më 26 dhjetor 2020.

Sipas task grupit emergjent të koronavirusit në Rusi, 924 persona të tjerë humbën jetën nga virusi gjatë ditës së kaluar, duke e çuar numrin e vdekjeve në 213.549.

Ndërkohë ka 677,331 raste aktive të COVID-19 në vend.

Rreth 20.330 pacientë u shëruan gjatë ditës së kaluar, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 6,79 milionë.

Situata pandemike në Rusi është përkeqësuar me afrimin e dimrit.

Të martën, zëvendëskryeministrja Tatyana Golikova tha se numri i rasteve ditore me COVID-19 mund të rritet në 30.000 së shpejti.

Ajo gjithashtu shtoi se 42,2 milionë njerëz, ose 29,11 për qind e popullsisë së vendit, janë vaksinuar.

Në një deklaratë të veçantë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se ka “një fushatë jo mjaft aktive” për të motivuar qytetarët të vaksinohen.