Rusia planifikon armë taktike në Bjellorusi/ Reagon SHBA: Do të monitorojmë situatë

SHBA-ja ka reaguar ndaj planit të Rusisë për të vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi duke thënë se do të vazhdojë të monitorojë implikimets, shkruan CNN. “Ne nuk kemi parë asnjë arsye për të...
Rusia planifikon armë taktike në Bjellorusi/ Reagon SHBA: Do të monitorojmë situatë
Foto: Rusia planifikon armë taktike në Bjellorusi/ Reagon SHBA: Do të monitorojmë situatë

SHBA-ja ka reaguar ndaj planit të Rusisë për të vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi duke thënë se do të vazhdojë të monitorojë implikimets, shkruan CNN.

“Ne nuk kemi parë asnjë arsye për të rregulluar pozicionin tonë strategjik bërthamor dhe as ndonjë indikacion që Rusia po përgatitet të përdorë një armë bërthamore”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel.

Ai shtoi se Rusia dhe Bjellorusia kanë diskutuar për këtë lëvizje të armëve për disa kohë, pasi kanë bërë deklarata të shumta gjatë vitit të kaluar. Në një fjalim televiziv të shtunën, presidenti Vladimir Putin njoftoi planet për të vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi, e cila është aleati fqinj i Rusisë. Armët që Putin planifikon të transferojë në Bjellorusi nuk janë raketa balistike ndërkontinentale, por armë bërthamore më të vogla, më taktike për përdorim në fushën e betejës.