Rusi: Shpërthejnë valvulat e boilerit, bodrumi mbushet me ujë të nxehtë, 5 persona të vdekur

Bodrumi i një hoteli në Rusi është përmbytur nga ujë i valuar si pasojë e shpërthimit të valvulave ku mbetën të vrarë 5 persona.

Ndërsa 3 të tjerë janë transportuar në spital me djegie të rënda. Ndër viktimat është edhe një fëmijë.

Trupat e viktimave u gjetën pasi e pastruan bodrumin nga uji i nxehtë ndërkohë që identiteti i tyre nuk bëhet ende me dije.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në hotelin Caramel në qytetin Perm të Rusisë, ndërkohë që valvulat e ujit të nxehtë kanë shpërthyer.

Nga inspektimet e autoriteteve, rezulton se hoteli nuk ka përmbushur kërkesat e sigurisë. /apel.media