Rumania shpall epidemi fruthi/ Pediatrja tregon pasojat: Pneumoni dhe humbje dëgjimi

Ministria e Shëndetësisë e Rumanisë ka shpallur epidemi të fruthit në nivel kombëtar pas rritjes alarmante të rasteve në të gjithë vendin. Pediatrja Sonila Brati thotë se fruthi mund të lërë pasoja të...
Rumania shpall epidemi fruthi/ Pediatrja tregon pasojat: Pneumoni dhe humbje dëgjimi
Foto: Rumania shpall epidemi fruthi/ Pediatrja tregon pasojat: Pneumoni dhe humbje dëgjimi

Ministria e Shëndetësisë e Rumanisë ka shpallur epidemi të fruthit në nivel kombëtar pas rritjes alarmante të rasteve në të gjithë vendin.

Pediatrja Sonila Brati thotë se fruthi mund të lërë pasoja të rënda dhe afatgjata në shëndetin e fëmijës që nga pneumonia tek humbja e dëgjimit.

Ajo këshilloi që të mos shmanget vaksina e fruthit te fëmijët, pasi është shumë e rëndësishme në shmangien e komlikacioneve.

“Transmetuesi kryesor i fruthit është njeriu, por komplikacionet janë të rënda se mund të shkojë deri në encefalit, pneumoni, humbje dëgjimi ndaj vaksinimi ka një rol shumë të rëndësishëm si për çdo sëmundje tjetër infektive te fëmijët. Se fëmija nuk vaksinohet vetëm për fruthin, janë brenda 3 vaksina shumë të rëndësishme; fruthi, rubeola dhe paroditi”, tha pediatrja për GoodMorining Albanians.