Rudina Hajdari dhe Pano Soko shpërndajnë pako ushqimore në qarkun e Lezhës

Deputetja Rudina Hajdari, së bashku me anëtarët e Nismës Thurje, Pano Soko dhe Rigerta Loku kanë shpërndarë pako me ndihma ushqimore në qarkun e Lezhës, në zonat që janë problematike pas shirave të de...
Rudina Hajdari dhe Pano Soko shpërndajnë pako ushqimore në qarkun e Lezhës
Foto: Rudina Hajdari dhe Pano Soko shpërndajnë pako ushqimore në qarkun e Lezhës

Deputetja Rudina Hajdari, së bashku me anëtarët e Nismës Thurje, Pano Soko dhe Rigerta Loku kanë shpërndarë pako me ndihma ushqimore në qarkun e Lezhës, në zonat që janë problematike pas shirave të dendur.

Pakot janë mundësuar modestisht nga të gjithë anëtarët e Nismës Thurje.

Ata thonë se banorët e këtij qarku marrin çdo vit premtime se situata do të ndryshojë dhe se investimet do të vijnë, por nuk ndodh kështu. “Jemi të vjedhur, jo të varfër”, shkruan Hajdari.

Postimi nga Nisma Thurje:

Falë kontributit të anëtarëve tanë, u dhamë sot një dorë modeste disa prej familjeve të përmbytura në Qarkun e Lezhës.

Përfaqësuesit e Nismës Thurje, Rigerta Loku, Pano Soko dhe Rudina Hajdari vizituan banorët të cilët prej disa ditësh ndodhen në situatë të vështirë prej përmbytjes e cila ndodh përvit.

Po përvit ata marrin premtimin se situata do të përmirësohet e se investimet do të vijnë, por ato shkojnë për vila e festa luksoze të atyre që qeverisin.

Kështu qeveritë ndryshojnë por uji mbetet aty çdo dimër.

Zgjidhja është e thjeshtë: Taksat që paguhen rregullisht nga qytetarët investohen në hidrovore e kanalizime të reja, investime serioze në infrastrukturë e ndërtimet pa kriter prishen duke u gjetur banorëve zgjidhje alternative.

Një qeverisjeje e cila mendon për qytetarët e nuk e ka mendjen te darkat e shtrenjta në Dubai apo pllakat e mermerit në fasadat e vilave të tyre, do e zgjidhte brenda vitit këtë problem.

Sot ndihmuam dhe dëgjuam me besimin se nesër do të mund të bëjmë më shumë.

Nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur!

Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, njerëz që qëndrojnë, pemë dhe jashtë
Imazhi mund të përmbajë: qiell, pemë, bimë, re, jashtë, natyrë dhe ujëImazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, njerëz që qëndrojnë dhe jashtëImazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, njerëz që qëndrojnë, pemë dhe jashtëImazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, njerëz që qëndrojnë, qiell, pemë, jashtë, natyrë dhe ujë