Kharima el Marhoug, e njohur si Ruby Rubacuori, vazhdon të jetë në qendër të sulmeve mediatike. Këtë herë bëhët fjalë për gjyqin ku është përfshirë edhe ish kryeministri italian Silvio Berlusconi. Në gjyq ka dhënë dëshminë drejtori i një agjensie udhëtimi, i cili foli për pushimet e Ruby me vajzën e saj dhe bashkëshortin Luca Risso në Maldive. Sipas drejtorit, ata paguanin rreth 55 mijë e 60 mijë euro për një natë, të financuara nga Silvio Berlusconi me gjithëm komoditetet. Një dëshmimtare pronare e një restoranti në Milano, tha se për festën e ditëlindjes në restorant Ruby, pagoi 6 mijë euro. Sipas prokurorëve që janë marrë me hetimin e çështjes, Rubi do të kishte mbledhur rreth 5- 7 milion euro nga Berlusconi, ku një pjesë e parave do të shërbente edhe për blerjen e një restoranti në sektorin e turizmit në Playa del Carmen, Meksikë./apel.media