”Ruaj qetësinë dhe mblidh mendjen ”- Tedi Blushi i dërgon mesazh kreut të KED-së

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tedi Blushi, i drejtohet  Adrian Dvoranit, duke i thënë se nuk mund ta pengojë dot Reformën në Drejtësi.

Ndër të tjera, Blushi i kërkon kreut të KED-së që të mos dëmtojë provat, si dhe që t’i publikojë vetë i pari fotot dhe videot, të cilat  shërbejnë si prova.

Postimi i plotë:

Dvoran, ruaj qetësinë dhe mblidh mendjen! Të lutem mos dëmto provat se do rëndosh më shumë pozitën tënde! Më thonë gazetarët se paske publikuar dhe një video? Shumë mirë! Vetëm ruaj qetësinë me videot, se publikimi i tyre nuk ka filluar akoma! Ne e dimë që ty të kanë ngatërruar në anglisht, por do të sqarojmë edhe në shqip! Ndaj bën mirë t’i publikosh vetë i pari të gjitha provat dhe videot! Megjithatë, ne me shumë qetësi po presim hetimin! Reforma në Drejtësi do ecë përpara dhe askush nuk mund ta ndalë dot!/apel.media