Rrjeti i ri i kanalizimeve në Burrel, Rama: Investim që zgjidh gangrenën e vjetër mjedisore, përfitojnë të gjithë banorët e Matit

Rrjeti i ri i kanalizimeve në Burrel, Rama: Investim që zgjidh gangrenën e vjetër mjedisore, përfitojnë të gjithë banorët e Matit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje në rrjete sociale nga ndërtimi i rrjetit të ri të kanalizimeve dhe impiantit të ujërave të ndotura në Burrel.
Rama shkruan se ky është një investim i rëndësishëm që zgjidh në problem të vjetër mjedisor, nga i cili do përfitojnë shumë banorë të Matit.

“Vijon puna për ndërtimin e rrjetit të ri të kanalizimeve dhe impiantit të ujërave të ndotura në Burrel, një investim i rëndësishëm që zgjidh një gangrenë të vjetër mjedisore, nga i cili përfitojnë të gjithë banorët e Matit, por edhe turistët që zgjedhin të frekuentojnë këtë zonë të bukur të veriut”, shkruan kryeministri.