Rrjeti 5G pritet të sjellë katastrofë ekonomike/ Kompanitë ajrore në alarm

10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA kanë paralajmëruar se hedhja në treg e rrjetit më të ri telefonik 5G – këtë të mërkurë – mund të shkaktojë një katastrofë të vërtetë ekonomike. 5G është një rrj...
Rrjeti 5G pritet të sjellë katastrofë ekonomike/ Kompanitë ajrore në alarm
Foto: Rrjeti 5G pritet të sjellë katastrofë ekonomike/ Kompanitë ajrore në alarm

10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA kanë paralajmëruar se hedhja në treg e rrjetit më të ri telefonik 5G – këtë të mërkurë – mund të shkaktojë një katastrofë të vërtetë ekonomike.

5G është një rrjet i cili i ofron përdoruesve një shpejtësi më të lartë kur lundrojnë në internet ama, valët e çliruara për ta bërë këtë të mundur, mund të shkaktojnë probleme serioze që e kanë pikënisjen e tyre pikërisht në ajër.

Kompanitë më të mëdha të telekomunikacionit Verizon dhe AT&T do të aktivizojnë për klientët e tyre sot, sinjalin e ri 5G, i cili sipas gjigandëve ajrorë do të ndalojë qindra fluturime, si dhe do të bllokojë mijëra amerikanë jashtë vendit.

Efekte të tjera negative përfshijnë bllokimin e transportit për mallrat dhe ngarkesat, gjë që do të përçante të gjithë zinxhirin e furnizimit, përfshi këtu porositë e pajisjeve mjekësore dhe medikamenteve.

Vetë pandemia sipas tyre do të ndikohej si pasojë e vonesave apo ndërprerjes së furnizimit me vaksina.

Ata i kanë dërguar një kërkesë zyrtare Administratës Federale të Aviacionit, duke i shpjeguar se situata është alarmante dhe mund të dalë totalisht jashtë kontrollit.

Si ndodhi kjo?

SHBA nxori në ankand për kompanitë e telekomunikacionit, një sinjal me valë 5G me një frekuencë prej 3.7 – 3.98 GHz, për vlerën $80 miliardë dollarë.

Që prej fillimit është thënë se kjo teknologji e re mund të ndërhyjë tek instrumentet e njohur si altimetër, të cilët përdoren për të matur sa larg ndodhet një avion nga toka gjatë fluturimit.

Altimetrat funksionojnë në gamën 4.2 – 4.4 GHz, dhe shqetësimi është se frekuenca e sinjalit të blerë në ankand është shumë afër këtij limit.

Çfarë thonë kompanitë e telekomunikacionit?

Verizon dhe AT&T pretendojnë se kjo lloj frekuence është implementuar në rreth 40 shtete të tjera duke mos shfaqur probleme me fluturimet.

Pse ky problem nuk është shfaqur diku tjetër?

Në vitin 2019, Bashkimi Europian prezantoi sinjalin e ri 5G në 27 vende të bllokut, ama frekuenca e përdorur prej tyre është me e ulët se ajo që pritet të hidhet sot në SHBA (3.4 -3.8 GHz).

Edhe në Kore të Jugut, frekuenca e përdorur nga kompanitë e telekomit varjon nga 3.42-3.7 GHz, gjë që nuk është bërë shkak për incidente.

Si mund të ndreqet kjo?

Verizon dhe AT&T kanë rënë dakord të paktën përkohësisht, të amortizojnë zonat pranë aeroporteve duke zbutur frekuencën me të cilën dërgohet sinjali për të paktën 6 muaj.

Sidoqoftë, në të ardhmen duhet parë për një zgjidhje afatgjatë, e cila duhet të përfshijë edhe studime më të thelluara rreth risqeve reale të përdorimit të një sinjali kaq të fuqishëm.