Rritja e çmimeve, sot protestë para kryeministrisë

Në orën 17:00 të kësaj të Mërkure, pritet të mbahet një protestë para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve.

Protesta është njoftuar në rrjetet sociale dhe disa personazhe publike kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Prej disa javësh, në vend është rritur çmimi i bukës. Së fundmi, edhe çmimi i karburanteve ka shënuar rritje.