Rritja e çmimeve, qytetarët protestojnë sërish përpara Kryeministrisë

Qindra qytetarët janë mbledhur sot përpara Kryeministrisë dhe po protestojnë kundër rritjes së çmimeve. Burime për mediat bëjnë me dije se ka pasur një incident të vogël me drejtuesit e mjeteve, të cilët kanë tentuar që të kalojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Por gjithçka më pas është qetësuar dhe mjetet janë kthyer pas. Tashmë i gjithë bulevardi është i bllokuar. Qytetarët me pankarta në duar, kanë lëshuar thirrje kundër rritjes së çmimeve.

Kujtojmë se kjo është protesta e dytë që zhvillohet kundër rritjes së çmimeve, e cila është organizuar online në mediat sociale.