Rritja e çmimeve globale të energjisë/ Komisioni Europian miraton paketën ndihmëse

Komisioni Europian miratoi sot një paketë për të ndihmuar njerëzit dhe bizneset e Europës, në një kohë kur është lajmëruar se përpara na pret një rritje e jashtëzakonshme e çmimeve globale të energjisë.

Komunikimi përfshin një paket që BE dhe Shtetet Anëtare të saj mund të përdorin për të adresuar ndikimin e menjëhershëm të rritjes së çmimeve aktuale, dhe për të forcuar më tej elasticitetin ndaj goditjeve të ardhshme. Masat kombëtare afatshkurtra përfshijnë mbështetjen emergjente të të ardhurave për familjet, ndihmën shtetërore për kompanitë dhe uljen e taksave.

Komisioni gjithashtu do të mbështesë investimet në energjinë e rinovueshme dhe efikasitetin e energjisë, ndërsa pritet të shqyrtojë masat e mundshme për ruajtjen e energjisë dhe blerjen e rezervave të gazit si dhe vletësimin e modelin aktual të tregut të energjisë elektrike.

Gjatë prezantimit të paketës ndihmëse, komisioneri i Energjisë, Kadri Simson u shpreh se rritja e çmimeve globalisht do të ketë një ndikim shumë serioz ndaj BE-së, ndaj dhe shtetet anëtare duhet të qëndrojnë pranë konsumatorëve dhe bizneseve të prekura.

“Rritja e çmimeve globale të energjisë është një shqetësim serioz për BE -në. Ndërsa dalim nga pandemia dhe fillojmë rimëkëmbjen tonë ekonomike, është e rëndësishme të mbrojmë konsumatorët e cenueshëm dhe të mbështesim kompanitë evropiane. Komisioni po ndihmon Shtetet Anëtare të marrin masa të menjëhershme për të zvogëluar ndikimin në familjet dhe bizneset këtë dimër. Në të njëjtën kohë, ne identifikojmë masa të tjera afatmesme për të siguruar që sistemi ynë energjetik të jetë më elastik dhe më fleksibël për të përballuar çdo paqëndrueshmëri të ardhshme gjatë tranzicionit. Situata aktuale është e jashtëzakonshme dhe tregu i brendshëm i energjisë na ka shërbyer mirë gjatë 20 viteve të fundit. Por ne duhet të jemi të sigurt se do të vazhdojë ta bëjë këtë në të ardhmen, duke arritur Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane, duke rritur pavarësinë tonë energjetike dhe duke përmbushur objektivat tona klimatike.”, u shpreh ai.