Rritet tensioni mes SHBA dhe Iranit, presidenti iranian kërcënon amerikanët

Pas vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimanit, tensionet mes dy shteteve duket se po rriten vazhdueshëm. Sulmet e para ishin me 35 raketa balistike që sulmuan dy bazat ushtarake në Irak, ku qëndrojnë ushtarë amerikanë. Mesa duket Iraku nuk po rri në qetësi, pasi presidenti iranian Hassan Rouhani ka kërcënuar SHBA.

Rouhani në një deklaratë për mediat reaguar fort ku është shprehur: “I pretë dorën Sulejmanit, ne do t’i presim këmbët SHBA”,

Pas sulmit të bazave ushtarake, presidenti amerikan Trump ka reaguar në rrjetin social ‘’Twitter” ku ka shkruar:

“Gjithçka është në rregull. Po janë hedhur raketa në bazën amerikane në Irak. Jemi duke bërë një rishikim të dëmeve dhe viktimave në këto orë. Deri tani gjithçka është në rregull, ne kemi trupat më të fuqishme dhe më të organizuara në botë. Në orët e para të mëngjesit do të jap një deklaratë”./apel.media